top of page

Sonila Mlloja Cemurati

Sonila Mlloja Cemurati është aktualisht gazetare për çështjet  sociale, kryesisht ato me focus shëndetësinë në Telezionin Publik Shqiptar. Ajo është gjithashtu edhe moderatore emisionesh e edicionesh informative.Sonila Mlloja Cemurati është diplomuar në Fakultetin Histori-Filologji dega Gjuhë - Letërsi shqipe në vitin 1999 dhe kariera e saj në fushën e gazetarisë daton që në vitin 1998 në Tv Arbëria. Sonila Mlloja ka kryer disa trajnime në fushën e gazetarisë dhe ka mbuluar një sërë ngjarjesh sociale me imapkt për publikun. E angazhuar si gazetare terreni dhe studioje në disa televizione , ajo është vlerësuar edhe nga partnere vendas dhe të huaj për kontributin e saj në fushën e gazetarisë si USAID, Instituti I Medias, Drejtoria Arsimore e Tiranës, Bayer etj.

Alma Demiraj

Alma Demiraj është aktualisht gazetare për çështjet sociale pranë Televizionit kombëtar Top Channel . Ajo ka mbaruar studimet për Gazetari pranë Fakultetit  Histori-Filologji si dhe studimet doktorale prane Universitetit te Tiranës. Alma Demiraj ka kryer një sërë trajnimesh në fushën e gazëtarisë me ekspertë të huaj dhe vendas si psh nga USAID, Instituti I Medias , ISHP etj. Përvoja e saj si gazetare terreni daton që në vitin 2002 pranë ish televizionit Arbëria. Eksperienca e saj e pasur në terren ka sjellë në ekran mbulime te rëndësishme mediatike siç janë zgjedhjet elektorale, ngjarje me impact të rëndësishëm për publikun si dhe dokumentarë me tematika të ndryshme sociale për emisione apo rubrika të njohura në Top Channel. Ajo punon edhe si petagoge e jashtme pranë Fakultetit të Mjeksisë.

Brunilda Cami

Brunilda Cami është aktualisht gazetare për çështjet  sociale në “Klan” Tv . Ajo është diplomuar në Fakultetin “Histori-Filologji”, dega Gazetari . Kariera e saj në fushën e gazetarisë sociale daton që në vitin 2000 në Gazetën “Ballkan”, për të vijuar më pas në 2001 në “Shijak Tv” dhe 2003 në Tv  “News 24 “ , e në 2004-ën deri sot, në Tv Klan. Brunilda Cami ka kryer disa trajnime në fushën e gazetarisë për çështjet sociale dhe ato shëndetësore nga trajnues vendas dhe të huaj. Ajo ka trajtuar gjatë karierës së saj tematika me ndjeshmëri të lartë publike, si Gërdeci, vjdhjet dhe abuzimet me ushqimet etj. E angazhuar si gazetare terreni për më shumë se një dekadë, Brunilda Cami është vlerësuar nga partnerë vendas dhe të huaj për  kontributin e saj në gazetari.

Sonila Isaku

Sonila Isaku Shahu është aktualisht gazetare për çështjet  sociale, në gazetën “Shqiptarja .com”. Ajo është diplomuar në Fakultetin Histori-Filologji dega  Letërsi Shqipe. Kariera e saj në fushën e gazetarisë daton që në vitin 2004 në Gazetën “55” për çështjet sociale dhe ato të shëndetësisë, për të vijuar më pas në 2005-ën në Gazetën “Koha Jonë”. Sonila Isaku ka punuar edhe si këshilltare për median në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ajo ka kryer disa trajnime në fushën e gazetarisë për çështjet sociale dhe ato shëndetësore dhe ka trajtuar gjatë karierës së saj tematika me me ndjeshmëri të lartë publike. E angazhuar si gazetare terreni për më shumë se një dekadë, Sonila Isaku është vlerësuar nga partnere vendas dhe të huaj për  kontributin e saj në gazetari.

Ornela Joti

Ornela Joti Shehu është aktualisht gazetare për çështjet  sociale, në Televzionin “Vizion Plus”. Ajo është diplomuar në Fakultetin Histori-Filologji dega  Letërsi Shqipe si dhe në Fakultetin e Drejtëisë në Vlorë. Kariera e saj në fushën e gazetarisë daton që në vitin 2002 në Gazetën Albania për të vijuar më pas në disa televizione të tjera private si Shijak Tv, Koha Tv dhe Vizion Plus .Ornela Joti ka kryer disa trajnime në fushën e gazetarisë për çështjet mjedisore dhe është përfshirë në mbulime të ngjarjeve të rëndësihme mediatike. E angazhuar si gazetare terreni në fushën e arsimit, mjedisit dhe shëndetësisë, por pa lënë pas dore edhe pasqyrimet e zgjedhjeve elektorale, Ornela Joti është vlerësuar nga partnere vendas dhe të huaj për  kontributin e saj në gazetari.

Please reload

bottom of page